Kompania është themeluar në janar të vitit 1995 që vepron me tregtinë e materialeve të ndërtimit, dhe më pas u fokusua në materialet e çelikut. Bashkëpunimi filloi fillimisht me furnizuesit grekë dhe u pasua me importe nga Turqia, Egjipti, India, Ukraina, Italia dhe Kina. Ne jemi aktualisht importuesi kryesor i çelikut me origjinë kineze në vendin tonë.

    Kompania ka një reputacion të mirë në treg, për cilësinë e produkteve të tregtuara, si gamen e gjere dhe perpikmerine e furnizimit. Trendi i ecurisë së biznesit është rritur, duke pasur një rrjet të qëndrueshëm të shpërndarjes dhe marrëdhënie të klientelës gjatë viteve.

    Kompania filloi veprimtarinë e saj në Fier, me importimin dhe tregtimin e profileve të çelikut, fletëve të çelikut dhe tela çeliku, gradualisht në rritje dhe zgjerim. Që nga viti. 2008, kompania kryen veprimtarinë e saj në zonën industriale të Vorës, Tiranë, në një magazine moderne, duke u zgjeruar së fundmi me investimin e nje magazine te re me teknologji moderne, shumë afër asaj ekzistuese. Kompania ka bërë investime shtesë në azhornimin e teknologjise për të zgjeruar aktivitetin dhe për të prodhuar me kosto më të ulët.

    Bursa Metalit & Monedhave

    Calculator

    Informacion

    Adresa: Rruga Nacionale e Vjetër, Vorë e Vjetër

    Email: info@kerri.al

    NIPT: J72510483F